Me qëllim që të marrim shërim dhe të jetojmë një jetë të shëndetshme, secili prej nesh duhet të kuptojë se nga e ka origjinën sëmundja dhe si mund të shërohemi. Tek ungjilli dhe tek e vërteta ka gjithmonë dy anë: për njerëzit që nuk i pranojnë ato do të ketë mallkim dhe ndëshkim, ndërsa për njerëzit që i pranojnë do të ketë bekim dhe jetë. Ky është vullneti i Perëndisë për të vërtetën, që të fshihet nga ata që ashtu si Farisenjtë dhe mësuesit e ligjit, e gjykojnë vetveten si të zgjuar dhe inteligjent. Por gjithashtu është vullneti i Perëndisë që e vërteta t'u zbulohet atyre që janë si fëmijët, që e dëshirojnë atë dhe i hapin zemrat e tyre (Luka 10:21).